Fjala e Ministres Harito gjatë punimeve të OGP Summit - London 2013(30 tetor-1 nëntor)

Print Email

Distinguished participants,

Dear all

The newly elected Albanian government and especially the Ministry for Innovation and Public Administration is committed to work for a better and more qualitative governance, improved, open and transparent. We believe that E-services will play a crucial role in this process and that is why we want to focus our attention on their rapid development. We will strive to embrace new and innovative concepts and we will surely follow the experience of other countries and actors in this field.

Albania is part of president's Obama initiative for an Open Government Partnership.

One of our main priorities and our strong comittment  is the improvement of the Public Administration Recruitment service, which we aim to turn into a transparent, merit-based and efficient process.One of our most difficult tasks is to regain the trust of the Albanian citizens, of the potential Albanian educated workforce, which has lost its faith in the governmental institutions and especially in the employment processes undertaken by the Albanian government. This summer, during the electoral campaign, I had the chance to meet up with many citizens and hear their personal stories, of unfair employment and unemployment procedures, incorrect information and also many other discrepancies and inconsistencies of the current system. That is why I am fully committed to constantly work in this field, until we secure a merit-based recruitment process in Public Administration, which will enable the improvement of public services and also the integrity of public servants, until we regain citizen's trust in the government.We will focus on the implementation of strategies and activities which aim to strengthen the collaboration with private businesses and open up the relationships with citizens, in order to create a more efficient public workforce.

Since October 1st 2013, we have a new Law on Civil Servants and we are preparing the secondary legislation, which aims to create an open and transparent system for the recruitment, motivation, promotion, performance assessment, training and other aspects of the civil servants management.

We will make a revision of all the procedures related to job vacancies, the definition of civil servants selection criteria, the selection panel, the career path, the applicants monitoring and feedback, and their rights to complain. We will make good use of technology, for a better and more efficient HRMIS system.The announcements about the job vacancies will be published in the PAD website (www.pad.gov.al), National Employment Service portal (www.epunesim.gov.al) on the Unique Government Portal (www.e-albania.al), and also on the selected online job portals managed by CSOs or private organizations.The subscribed citizens will be regularly and personally  informed about the job opportunities that will  arise in the public administration. Potential candidates will be able to submit their application forms, other required documents and track their application process online.

Offering more public services using ICT is  a mean to facilitate and improve the daily work, cut costs and what is most important, a mean which will help fight against corruption, by considerably increasing transparency at work.We have a difficult path towards us, but we are committed to take governance in Albania in another level, to create an environment of trustworthiness among the government, businesses and citizens. In todays world which is rapidly moving towards change and digitalization, ICT is our main partner and the only road to success.

Our engagement in the OPG initiative will help the new government of Albania to build a better and far more transparent administration and we believe this is an invaluable opportunity for our country.

 

Thank you

 

Lexoni me shume...Lexoni me shume...Lexoni me shume...

Fjalimi i Ministres Harito në Parlament me datë 17.10.2013

Print Email

Të nderuar kolegë,

 

Gjëja që më vjen më shumë  ndërmend këto ditë është komedia e Shekspirit: “Shumë zhurmë për asgjë”.

Nuk di përse opozita e mpakur axhitohet, proteston, thërret mbledhje, sulmon ambasadorë, duke bërë sikur harron një fakt thelbësor.

Ligji i « Nëpunësit Civil » ka hyrë në fuqi në 1 Tetor, dy javë më parë, ashtu siç  u arrit konsensusi midis partive më 30 maj me kontributin e veçantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Po e përsëris, se nganjëherë gjërat e thjeshta janë ato që harrohen me lehtë. Ligji ka hyrë në fuqi, pra nuk ka më kthim mbrapa. Konsensusi i arritur është respektuar.

 

Çështja e shtruar për zgjidhje është një çështje që ne e trashëguam si shumë probleme të tjera. Ky ligj ishte i  pazbatueshëm, asnjë akt nënligjor nuk ishte pregatitur që nga 30 Maji e këtej prej qeverisë së kaluar.

 

Po jap një shembull që ta bëj pak më të kuptueshme për ata që na dëgjojnë. Dy ministri të reja janë krijuar. Nëse qeveria jonë nuk do të kishte marrë vendimin me aktin normativ për shtyrjen e efekteve të ligjit 152/2013 dhe mbajtjen në fuqi të Ligjit të vitit 1999, këto ministri nuk do të mund të rekrutonin askënd në vëndet e reja që krijojnë. Përse? Sepse gjithë mënyra e rekrutimit ndryshon me ligjin e ri dhe duhet pregatitur që nga ngritja e një komisioni të përhershëm rekrutimi deri tek infrastruktura për të organizuar konkurset.

E gjitha kjo, si dhe shumë e shumë elementë të tjerë të ligjit, mbi 30 syresh,  kërkon akte nënligjore të cilat ne kemi filluar tashmë ti shkruajmë, me ndihmën e konsulencës Europiane.

Kemi një raportim javor mbi këtë çështje, raportim që mund ta sjellim edhe në vëmendjen e  komisionit  të ligjeve nëse kolegët e komisionit e gjykojnë të arsyeshme.

 

Por përpiqem të kuptoj pse ish-Ministri i Brëndshëm  nuk punoi për aktet nënligjore? Ndërkohë që z.Basha e kishte tashmë një nga temat e fushatës së tij në parti. Përse nuk zbatoi prioritetin nr.1 të partisë së ve,t të vetmen çështje që PD-ja po na servir që në momentin që humbi zgjedhjet?

Në tre muaj e gjysëm, nga maji në shtator, as edhe një akt nënligjor i vetëm  nuk është shkruar.

Ministri përgjegjës me sa duket ka qënë shumë i zënë gjatë verës duke luftuar krimin e organizuar dhe duke punuar për vendosjen e rendit, nuk ka gjetur kohë ta ndjekë këtë detyrë.

 

Po le të kthehemi tek ligji. Shtyrja e efekteve të ligjit u propozua  me ndihmën e konsulencës Europiane, dhe është një çështje krejtësisht teknike, siç e provon edhe progres raporti. 

Është një çështje që na u parashtrua nga Departamenti i Administratës Publike, përpara se qeveria jonë të dekretohej. Ne kërkuam ta bisedojmë me opozitën që përpara se të aprovohej akti normativ nga qeveria.

Varianti i punuar në bashkëpunim me SIGMA parashikonte fillimisht hartimin e akteve 6 muaj pas hyrjes në fuqi dhe shtrirjen e efekteve 1 vit pas hyrjes në fuqi të ligjit. Ndryshimet i bëri Ministri i Brendshëm, me cilësinë e ministrit propozues. Afatet u reduktuan përgjysëm.

Të munguarit në këtë sallë e dinë mirë që partnerët Europianë nuk ta japin lehtë mbështetejen e tyre, ata janë ekzigjentë dhe me shumë të drejtë.

 

Por të them të drejtën çuditem edhe me diçka tjetër. Si kanë sy e faqe të dalin e të akuzojnë,  kur në  zyrën time kam pirgje me letra dhe ankesa të gjithë atyre profesionistëve që u hoqën brutalisht nga Bashkia e Tiranës, nga zoti Basha, për të vetmen arsye sepse u identifikuan në komisionet zgjedhore të vitit 2011 si mbështetës të PS-së? Gjë që është e drejta e tyre themelore në një vend demokratik. Majlinda, Tonini, Iliri, Valbona, Dori, Irfani..lista e tyre është shumë e gjatë. Ndërkohë ata kanë fituar gjyqet dhe kundrojnë të papunë dhe të pafuqishëm hipokrizinë e kryetarit të opozitës, teksa del e mbron në TV parimet e administratës publike dhe të nëpunësit civil.

Pa folur për mesueset e shkarkuara. Jo më larg se në maj të këtij viti si Marjola, nga shkolla profesionale, ku jepte mësim prej më shumë se 20 vjetësh, që ende nuk kanë arritur tu hyjnë gjyqeve, vetëm sepse guxonin të shprehnin bindjet e tyre politike, ose ndonjëherë edhe kur nuk guxonin por thjesht damkoseshin si familje, me metoda që nuk mendonim se do ti jetonim përsëri në këtë shekull.

 

Media ka bërë detyrën e saj këto ditë duke publikuar dokumenta emërimi/shkarkimi direkt nga zyrat e PD-së gjatë viteve të saj të qeverisjes. Janë me dhjetra e dhjetra vendime të formës së prerë për kthime në punë të pazbatuara. Mbi 130 milion dollarë dëm i është shkaktuar shtetit. Gjithë përgjegjësit për moszbatimin e këtyre vendimeve do të mbajnë përgjegjësi.

 

Ne nuk u votuam për ti lënë gjërat ashtu siç ishin. Ne u votuam që gjithsecili të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta, në të gjitha shkallët e administratës.

 

Përse e duam administratën profesionale? Për të çuar përpara punët e shtetit, por njëkohësisht  edhe për ti vënë fre dëshirave të pakontrolluara të politikës.

Por cilës administratë po bën sikur i del në mbrojtje opozita? Atyre nëpunësve të doganave  ku çdo ditë që kalon na sjell informacione të reja për abuzime? Asaj pjese të policisë që për muaj e muaj ka soditur paligjshmërinë që instalohej në Agorane e qyteteve tona në çdo fushë? Apo atyre inspektorëve ndërtimorë që sodisnin kërpudhat e kateve pa leje?

 

Gjithkush që ka vepruar në kundërshtim me ligjin, ose thjesht nuk ka vepruar duke mos bërë kështu detyrën e vet, duke mos bërë punën për të cilën ka qënë i paguar, do të mbajë përgjegjësi,dhe askush nuk do të preket nëse ka punuar në respekt të ligjit dhe ka përmbushur detyrat që ka marrë përsipër.

 

Administrata publike nuk është një vend ku shkohet në mëngjes për të pirë kafe dhe për të marrë një rrogë dhe ku kalohet koha duke biseduar me kolegët, ose më keq, duke shpërfillur qytetarët ose edhe më keq duke menduar si të abuzohet me karrigen.

 

Përfundimisht duhet ta kthejmë këtë faqe të historisë tonë dhe sot e kemi mundësinë. E kemi mundësinë të sillemi ashtu si qindra mijëra shqiptarë sillen kudo ku janë nëpër botë, me përgjegjësi për veten e tyre, familjet e tyre dhe për punët që bëjnë. Nuk mund të ecim përpara duke u punësuar vend e pa vend, me njohje, telefonata. Nuk ecën përpara vendi, por nuk ecën përpara as ai që punën e ka fituar jo sepse e meriton por sepse njeh « personin e duhur ».

Kemi plot njerëz të mirë-shkolluar, me experiencë, që dëshirojnë të punojnë dhe që  e dinë se karriera profesionale ndërtohet hap pas hapi, me shumë punë dhe mund.

Nuk ka asnjëherë rrugë të shkurtër për të ndërtuar një karrierë të suksesshme. Për çdo vend pune duhet së pari përpjekje dhe mund për ta fituar. Duhet ndonjëherë edhe pak fat, të jesh në vëndin e duhur në momentin e duhur,  dhe kjo është e vërtetë kudo në botë.

 

Por ama ka vetëm një mënyrë për ta mbajtur vëndin e punës  dhe për të përparuar në karrierë dhe këtë ne e dijmë të gjithë, të gjithe ju që jeni këtu e dini. Shumë punë, shumë përkushtim dhe motivimi për të përballuar shume lloje vështirësish.

 

Administrata e nesërme nuk do të jetë më as një vend i rehatshëm, dhe nuk ka qënë as nuk do të jetë një vend i paguar më mirë sesa privati, por është një vend ku mund të mësosh shumë dhe mund të japësh shumë.

 

Kjo është fytyra e re që ne duam ti japim administratës. Duke përforcuar mbrojtjen e saj nëpërmjet ligjit 152/2013, por njëkohësisht dhe duke forcuar kërkesën, ndaj atyre që marrin përsipër të punojnë në shërbim të shtetit. Të jenë në shërbim të qytetarëve dhe të interesit publik.

 

Ndaj do të organizojmë konkurse të hapura, duke përdorur bazën e të dhënave online e cila është duke u kthyer në një bazë shtetërore me shërbimin kombëtar të punësimit, Baza shërben për të informuar për çdo pozicion të lirë pune personat e interesuar me kompetenca në atë fushë.

Sapo e kemi përdorur për dy vende të lira pune,  në një nga agjensitë dhe brenda javës kemi patur rreth 50 kandidatura të cilat po trajtohen.

 

Kjo është mënyra se si do të funksionojmë. Shteti duhet të mësojë nga privati mirëmanaxhimin e kompetencave dhe të jetë shembull edhe për sektorin privat për mirëtrajtimin, trajnimin, avancimin e punonjësve.

 

 

Harito: Roli i ri i DAP-it në rekrutime dhe në numrin e nëpunësve civilë

Print Email

Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, fajëson qeverinë ‘Berisha’ për sa i përket pamundësisë për të zbatuar nga 1 tetori ligjin e ri për administratën publike. Në një intervistë për “Shqip”, Harito shpjegon se pas miratimit të këtij ligji më shumicë të cilësuar në 30 maj, qeveria ‘Berisha’ duhet të kishte nisur pa humbur kohë nxjerrjen e akteve nënligjore që do të mundësonin zbatimin e tij. Por sipas Haritos, një gjë e tillë nuk u krye, duke ia lënë ‘barrën’ qeverisë socialiste, e cila ka marrë gjashtë muaj kohë për të mundësuar zbatimin e këtij ligji. Milena Harito, e cila tashmë do të jetë dhe ministrja përgjegjëse për Departamentin e Administratës Publike thekson për “Shqip” se aktet nënligjore të cilat do të nxirren për të bërë të mundur zbatimin e ligjit të ri për shërbimin civil do të transformojnë në mënyrë rrënjësore dhe DAP. Sipas Haritos, merr një rol krejt të ri në rekrutimin, sistemin e karrierës, por edhe numrin e nëpunësve civilë që administron. Ministrja flet dhe për projektin e dixhitalizimit të transmetimeve televizive, nisur nga dështimi i tenderimit të kryer nga ministri paraardhës, Genc Pollo. Ajo thekson se procesi i tenderimit dhe realizimi do të kryhen brenda vitit 2015, nisur nga afati i përcaktuar për këtë çështje nga BE.

Znj. Harito, qeveria mori vendimin për të shtyrë me gjashtë muaj hyrjen në fuqi të ligjit të ri për Shërbimin Civil. Si do të funksionojë aktualisht ky shërbim dhe ç’mund të thoni në lidhje me pretendimet e opozitës se kjo shtyrje ligji po përdoret për spastrime në administratë?

Ligji i votuar në 30 maj 2013 hyri në fuqi më 1 tetor ashtu siç ishte parashikuar. Por që prej 30 majit e deri në mes të shtatorit, qeveria “Berisha” duhet të kishte përgatitur, shkruar dhe miratuar nga Këshilli i Ministrave një sërë aktesh nënligjore, mbi 30 ose të paktën ato më të domosdoshmet prej tyre. Por me sa duket shkrimi i akteve nënligjore ju është dukur më pak interesant sesa dhënia e koncesioneve, dhënia e tokave në përdorim etj., etj. Ndaj të ndodhur përpara këtij vakuumi ligjor ne u detyruam të shtyjmë thjesht shtrirjen e efekteve të ligjit më 1 prill 2014.

Ndërkaq a mund ta pengojë kjo nismë marrjen e statusit të vendit kandidat në dhjetor, nisur nga fakti se ky ligj i ri, ishte një nga 12 prioritetet e kërkuara nga BE për t’u plotësuar nga Shqipëria?

Siç është parë qartë në reagimet e disa prej partnerëve tanë kryesorë, si edhe nga zyra e shtypit e komisionerit Fule, shtetet anëtare e kuptojnë shumë mirë situatën. Këtu bëhet fjalë thjesht për një vakuum ligjor, i cili na detyron të shtyjmë jo hyrjen në fuqi te ligjit, e cila është vendosur me konsensus, por thjesht shtrirjen e efekteve të ligjit, derisa ta bëjmë atë të zbatueshëm. Të mos harrojmë që në draftin e parë të ligjit, nga DAP-departamenti i Administratës Publike të qeverisë “Berisha”,  ishte kërkuar një vit për përgatitjen e akteve nënligjore. Ne do të kemi vetëm 6 muaj dhe do t’ia arrijmë.

Aktualisht, rekrutimet në Administratën Publike kryhen aktualisht përmes Departamentit të Administratës Publike, strukturë kjo e cila aktualisht është pjesë e Ministrisë së Brendshme. A do të vazhdoj të jetë DAP pjesë e kësaj ministrie dhe cilat pritet të jenë reformat që do të ndërmerren në këtë departament?

Kushtetuta e Shqipërisë i jep të drejtën Kryeministrit të zgjedhë strukturën e qeverisë së tij për të organizuar punën në mënyrë që të arrijë objektivat për të cilat është zgjedhur me votë. Ndaj DAP do të jetë siç e ka deklaruar Kryeministri, një strukturë nën varësinë funksionale të Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike. Puna e DAP-it do të ndryshojë në mënyrë thelbësore, në radhë të parë me përgatitjen e akteve nënligjore të ligjit 152/2013. Më pas me të drejtat dhe detyrat që i përcakton ky ligj, DAP merr një rol krejt të ri në rekrutimin, sistemin e karrierës, por edhe numrin e nëpunësve civilë që administron.

Si po shkon procesi i mbledhjes së CV-ve për punësimet në administratë? A janë kontaktuar një pjesë prej tyre dhe cilat pritet të jetë e ardhmja e këtij databaze-i?

Siç e kemi thënë kjo bazë të dhënash do të shërbejë në vazhdimësi për njohjen dhe mirëmenaxhimin e burimeve njerëzore të vendit. Do të shërbejë sigurisht edhe për t’i bërë realisht të hapura konkurset për pozicionet në administratë, qofshin ato pozicione nëpunësish civilë ose jo. Nëpërmjet bazës së të dhënave do të njoftohen dhe shpresojmë do të marrin pjesë shumë kandidatë në konkurse, duke na lejuar të përzgjedhim më profesionistët, por edhe më të përkushtuarit dhe më të motivuarit.

Cilat do të jenë format që do të përdoren ndaj matjes së nivelit të performancës të administratës aktuale, nisur nga premtimet se brenda saj do të qëndrojnë vetëm ata punonjës që meritojnë pozicionin?

Profesionalizmi në detyrë dhe dëshira për të punuar e për të shërbyer me ndershmëri maten shumë lehtë. Kushdo që ka menaxhuar njerëz e di këtë. Më tej është çështje e vullnetit politik të cilin ne e kemi të plotë për të pasur një administratë ku çdo nëpunës mban përgjegjësi për aktet e veta.

Cilat janë proceset e para që pritet të përmirësohen në fushën e teknologjisë dhe inovacionit në vend?

Një ndjekje e detajuar dhe e kuptueshme nga publiku e shpenzimeve të çdo ministrie, në mënyrë që taksapaguesit shqiptarë të dinë saktë ku shkon çdo qindarkë e paguar prej tyre. Një sërë shërbimesh në fushën e arsimit, proceset e shkëmbimit me qytetarët në çdo ministri dhe shumë e shumë shërbime të tjera.

Ministri paraardhës është akuzuar për tenderime të papërshtatshme dhe procese me pikëpyetje siç është ai i dixhitalizimit të transmetimeve televizive. Cili do të jetë qëndrimi juaj për këtë çështje dhe cili do të jetë roli i ministrit të Inovacionit në këtë fushë?

 

Procesi i dixhitalizimit të transmetimeve televizive, përgatitja e të cilit zgjati disa muaj, dështoi në gusht të këtij viti. Ndërkaq, Shqipëria ka detyrimin e saj për kalimin në transmetime dixhitale deri në qershor 2015. Pra na bie ne detyrimi dhe përgjegjësia që me gjithë vonesat e trashëguara ta realizojmë këtë proces. Gjë që do të jetë e vështirë, por e arritshme nëse gjejmë bashkëpunim konstruktiv me palët.

 

Interviste tek Gazeta Shqip

Harito:14 mijë aplikime on-line për punë në administratë

Print Email

14 mijë qytetarë kanë bërë tashmë aplikimin on-line për një vend pune në administratë. Kështu pohon në një intervistë për “Shekullin”, ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito. Procesi i nisur nga Kryeministri Edi Rama vijon, ndërkohë që ka nisur puna për klasifikimin e CV-ve të dorëzuara tashmë. Sipas Haritos, klasifikimi bëhet në bazë të shkollimit, eksperiencës, por dhe kompetencave përkatëse, madje me një pjesë të aplikantëve është zhvilluar dhe faza e parë e intervistave. Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike shpjegon dhe mënyrën se si këta aplikantë do të mund të përfshihen në administratë duke hedhur poshtë akuzat e kahershme të opozitës se po krijohet një kulturë antishtet me mbledhjen e CV-ve për vende pune. Sipas saj, mbledhja e CV-ve nuk është premtim për vend pune, por mundësi që në çdo moment kur do të krijohen vende të lira, të bëhet një njoftim në e-mail-in e çdo aplikanti të klasifikuar si të përshtatshëm për pozicionin përkatës duke i krijuar atij mundësinë të bëhet pjesë e konkurrimit ligjor. Harito garanton për mundësinë e punësimit për sa kohë që administrata zhvillohet çdo ditë duke krijuar pozicione të reja, por dhe nga vendet e lira që krijohen nga njerëz që dalin në pension, largohen me dëshirë apo dhe pushohen për shkak të abuzimeve e korrupsionit.

Zonja Harito, Partia Socialiste nisi një proces për mbledhjen e aplikimeve on-line për këdo që dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Rilindjes. Sa ka arritur numri i aplikantëve dhe a është mbyllur tashmë kjo fazë?

Numri i aplikantëve është afër 14000 dhe aplikimi është gjithnjë i mundshëm.

 Në çfarë faze është ky proces? Çfarë po bën saktësisht grupi i punës pas mbledhjes së CV-ve përkatëse?

CV-të klasifikohen sipas fushave të kompetencës, eksperiencës, shkollimit. Për CV-të më të spikatura është bërë edhe një fazë e parë intervistash, për të kuptuar më qartë aftësitë dhe motivimet e personave.

 

Si do të procedohet për t’i përfshirë këta aplikantë në skuadrën e Rilindjes?

Për të gjithë postet e lira në administratën shtetërore, do të organizohen konkurse rekrutimi duke njoftuar nëpërmjet bazës së të dhënave, gjithë personat e kualifikuar për atë lloj pozicioni. Ata do të njoftohen në adresën e e-mailit që kanë shënuar në CV-të e tyre për kushtet e konkursit dhe do të ftohen të marrin pjesë.

Kur do të nisë konkretisht përfshirja e tyre në administratë?

Ky do të jetë një proces në vijim. Administrata shtetërore është si një qenie e gjallë, zhvillohet çdo ditë, ka pozicione që hapen, ka pozicione që mbyllen, ka njerëz që dalin në pension ose largohen drejt sektorit privat, ka persona që nuk kanë kryer si duhet punën e tyre, ka edhe abuzime dhe korrupsion. Pra, në vazhdimësi në administratë ka pozicione të lira, për të cilat do të zhvillohen konkurse. Fituesit e konkurseve, pra, natyrshëm do të angazhohen në administratë.

 Shkarkimet e padrejta, dhjetëra dosje në zyrën time

Largimet e padrejta nga puna gjatë qeverisë “Berisha” janë të pasqyruar në vendimet e gjykatave për kthimin e nëpunësve në vendet e tyre të punës. Ministrja Harito pohon se janë dhjetëra dosje në zyrën e saj të cilat presin dëmshpërblim nga shteti për shkak të pushimit në mënyrë të padrejtë nga puna.

Administrata ka qenë shpesh një nga çështjet më problematike të theksuara fort dhe në raporte të ndryshme ndërkombëtare. Çfarë do të bëjë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” për ta ndryshuar këtë imazh?

Po për fat të keq në vitet e fundit është konstatuar një politizim i fortë i një pjese të administratës, i shoqëruar me mungesë profesionalizmi. Një sërë lirimesh abuzive nga puna, arsimtarë, edukatore kopshtesh etj. etj. janë kryer vetëm në javët e fundit para zgjedhjeve të 23 qershorit. Këtë e konstatojnë me shqetësim partnerët tanë.

Shumë persona që kanë fituar gjyqet për lirime të padrejta nuk janë kthyer në pozicionet e tyre, por ndërkohë kanë të drejtën e pagesave që rëndojnë buxhetin e shtetit. Dhjetëra dosje të tilla janë që sot në zyrën time. Në këtë proces do të identifikohen përgjegjësitë e atyre që i kanë sjellë këtë dëm ekonomik shtetit. Epoka e pandëshkueshmërisë, ku malli i shtetit është malli i askujt, do të marrë fund. Nuk mund të ketë shoqëri të civilizuar pa përgjegjësi individuale.

Është zgjedhur tashmë një model mbi të cilin do të veprohet për ta kthyer në një model pozitiv dhe këtë pjesë të rëndësishme të strukturës shtetërore?

Modeli është ai që kanë ndjekur gjithë vendet e Bashkimit Evropian, sipas stadeve të tyre të zhvillimit. Profesionalizëm, përkushtim, motivim dhe depolitizim i administratës. Modeli nuk është i ri, as i panjohur. Ne kemi vullnetin politik dhe mandatin për ta bërë atë.

 Shtyrja e zbatimit të ligjit të ri “Për Nëpunësin Civil” është kritikuar fort nga opozita duke e parë atë si një tentativë për të shkarkuar dhe emëruar nëpunës. Si u përgjigjeni këtyre akuzave?

Ligji i votuar ne 30 maj 2013 hyri në fuqi më 1 tetor ashtu siç ishte parashikuar. Por që prej 30 majit e deri në mes të shtatorit qeveria Berisha duhet të kishte përgatitur, shkruar dhe miratuar nga Këshilli i Ministrave një sërë aktesh nënligjore. Por, me sa duket shkrimi i akteve nënligjore ju është dukur më pak interesant sesa dhënia e koncesioneve, dhënia e tokave ne përdorim etj, etj. Ndaj të ndodhur përpara këtij vakuumi ligjor ne u detyruam të shtyjmë thjesht shtrirjen e efekteve të ligjit më 1 prill 2014. Kjo është një situatë që ne e trashëguam të tillë, nuk e krijuam.

 Kur nis puna për të miratuar të gjitha aktet përkatëse nënligjore të cilat do të mundësojnë zbatimin e ligjit të miratuar me konsensus në maj të këtij viti në Kuvend?

Puna ka nisur që ditën e parë që jemi ulur në zyrat tona, pra që prej datës 15 shtator.

 Prioritet, konkurset e ndershme në administratë

Konkurset e ndershme, por dhe rritja e kapaciteteve vendase duke krijuar mundësi punësimi në mënyrë të veçantë për të rinjtë, janë prioritetet e Ministrinë për Inovacionin dhe Administratën Publike.

 Zonja Harito ju tashmë drejtoni Ministrinë për Inovacionin dhe Administratën Publike. Cili është prioriteti kryesor në punën e sapo nisur?

Ka shumë drejtime në të cilat po punojmë. Përgatitja e gjithë legjislacionit për të bërë të zbatueshëm ligjin 152/2013 të Shërbimit Civil është padyshim një prej tyre. Por, edhe zhvillimi i konkurseve të ndershme siç e thamë më lart, profesionalizimi i administratës, forcimi i kulturës së shërbimit ndaj qytetarëve dhe rritja e përgjegjësisë individuale për punonjësit e administratës.

 Cila është konkretisht strategjia e re e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit?

Rritja e kapaciteteve vendase është një nga sfidat tona të mëdha. Për këtë do të punohet paralelisht në disa drejtime: përmirësim i përdorimit të shërbimeve që në moshë të re me futjen masive të tabletave dhe e-learning në shkollat e mesme, nxitja e bashkëpunimit të universiteteve me biznesin për të përmirësuar cilësinë ë studentëve të fushës dhe ngritja e një fondi kapital-risk për të nxitur, financuar dhe mbështetur krijimin e bizneseve të reja në këtë fushë. Kjo e fundit është edhe një mënyrë për të krijuar vende pune të mirëpaguara për rininë në veçanti.

 Ish-kryeministri Berisha ka folur në mënyrë të vazhdueshme për dixhitalizim, “Shqipëria në moshën e internetit”. Sa reale është kjo sot?

Disa hapa të parë janë hedhur, shpesh me ndihmën e partnerëve dhe donatorëve të huaj. Por, Shqipëria mbetet e fundit në Evropë dhe në rajon në këtë fushë. Ndaj kemi një oqean me punë që na presin.

 

interviste tek Shekulli.



Lidhje



Fjala e Ministres Harito gjatë punimeve të OGP Summit - L...

Distinguished participants,

Dear all

The newly elected Albanian government and...


Fjalimi i Ministres Harito në Parlament me datë 17.10.2013

Të nderuar kolegë,

 

Gjëja që më vjen më shumë  ndërmend këto ditë është komedia e...


Harito: Roli i ri i DAP-it në rekrutime dhe në numrin e n...

Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, fajëson qeverinë...


Harito:14 mijë aplikime on-line për punë në administratë

14 mijë qytetarë kanë bërë tashmë aplikimin on-line për një vend pune në administratë....




Keshilli i Ministrave







instat instat



© Të gjitha të drejtat të rezervuara, Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike 2013    Faqja nga Altin Sejdini per Abp