OGP Albania

Print Email

Plan Veprimi Iniciativa "Open Government Partnership"

Partneriteti për Qeverisje te Hapur, OGP, është një nismë e re shumëpalëshe që synon të sigurojë angazhime konkrete nga ana e qeverive për të nxitur transparencën, fuqizimin e qytetarëve në vendimmarrje, luftën kundër korrupsionit, dhe të shfrytëzojë teknologjitë e reja për të forcuar qeverisjen. Në frymën e bashkëpunimit me shumë aktorë, OGP është mbikëqyrur nga një Komitet Drejtues të qeverive dhe organizata të shoqërisë civile.

Për t'u bërë një anëtar i OGP-së, vendet pjesëmarrëse duhet të përqafojnë Deklaratën e OGP-së, të dorëzojnë një planveprimi të qeverisë së tyre, dhe të angazhohen për raportim të pavarur mbi progresin e bërë.

Iniciativa Open Government Partnership (www.opengovpartnership.org ) është lançuar në shtator të vitit të kaluar dhe bashkëkryesohet nga presidentët Barack Obama dhe Dilma Roussef të SHBA-ve dhe Brazilit, me anëtarë të parë, shtetet që kanë firmosur Deklaratën e OGP-së: Indonezia, Meksika, Norvegjia, Filipinet, Afrika e Jugut, Britania e Madhe.

I pranishëm në ceremoninë e lançimit të iniciativës së OGP-së në New York, më 21 shtator 2011, Kryeministri z. Sali Berisha u shpreh: “Shqipëria është një vend që po bën përpjekjet më serioze në drejtim të një qeverisje më transparente. Në këtë Forum, Shqipëria gjen një frymëzim dhe angazhohet të zbatojë një për një të gjitha zotimet e angazhimet që rrjedhin nga anëtarësia në këtë nismë.”

Ndërsa në letrën e pranimit të Shqipërisë në OGP, datuar në 2 gusht 2011, ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo shkruan ndër të tjera: “Vendi im, vitet e fundit ka shënuar arritje në luftën kundër korrupsionit dhe kthimin e qeverisjes në më të hapur dhe transparente për qytetarët. Jam i sigurt që pjesmarrja e Shqipërisë në OGP do të bëjë të mundur që të mësojmë nga eksperiencat e vendeve të tjera dhe gjithashtu Shqipëria t’i paraqesë vendeve anëtare apo aspirante në OGP sfidat dhe sukseset e saj në këtë fushë.”

GNP për Partneritet për Qeverisje të Hapur e mbledhur sot është duke hartuar një plan veprimi me angazhime konkrete 1-2-vjeçare për një qeverisje më transparente; planveprim që duhet të dorëzohet në OGP në 9 prill 2012.

Që nga shtatori 2011, përveç Shqipërisë, OGP ka përshëndetur angazhimin e 42 qeverive të tjera për t'iu bashkuar Partneritetit.

Ministri Pollo merr pjesë në takimin vjetor të Open Government Partnership

Urdher i KM nr 104 date 28 dhjetor 2011 per OGP

Njoftimi per shtyp, Mbledhja e pare e GNP per OGP

Raporti final mbi veprimtaritë e Qeverisë shqiptare në lidhje me hartimin e planveprimit për OGP

Njoftimi për Shtyp mbi Tryezën e Rrumbullakët “Shqipëria në Partneritetin për Qeverisje të Hapur, OGP”, Takimi me shoqërinë civile - 24 Shkurt 2012

Fjala e Ministrit për Inovacionin dhe TIK, Z. Genc Pollo, Takimi me shoqërinë civile - 24 Shkurt 2012

OGP Official Brochure

OGP Albania

Pikë Kontakti:

Lorin Ymeri
Kryetar i Sekretariatit Teknik për OGP
e-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.



Lidhje



Ministrja Milena Harito takohet në Paris me Ministren për...


Në kuadër të vizitës së saj në Francë, Ministrja për Inovacionin dhe Administratën...


Ministrja Harito takim me Ministren për Kompanitë e Vogla...

 Në vijim të vizitës së saj në Francë, Ministrja e Shtetit për Inovacionin Milena...


Harito:"Administrata e depolitizuar-një luftë e gjatë dhe...

Ministrja për Inovaconin dhe Administratën Publike, Milena Harito në një intervistë me...


Ministrja Harito takon homologun maqedonas

Dje znj Harito, Ministër shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike u takua në...




Keshilli i Ministrave







instat instat



© Të gjitha të drejtat të rezervuara, Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike 2013    Faqja nga Altin Sejdini per Abp