08.01.2011 - Shqiperia Digjitale, arritjet dhe sfidat 2010-2011.

Print Email

Lexoni me shume...Ministri Pollo: 2011: Viti i Internetit falas dhe Rrjetit Kombëtar Brezgjerë Sot Ministri për Inovacionin e Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit z. Genc Pollo tha në një konferencë për shtyp: “Në 2011-ën shqiptarët që përdorin telefon celular do të përfitojnë shërbime më të mira dhe çmime më të lira. Si pasojë e rregullimit dhe rritjes së konkurrencës në treg ne presim zhvillime të qarta në këtë drejtim duke filluar nga pranvera e këtij viti. Për më tepër me përdorimin në rritje në treg të teknologjisë 3G do të kemi internet me shpejtësi të lartë në dorën tonë.

Lexoni me shume...

13.07.2010 - Pjese nga fjalimi i Kryeministrit per Shqiperine Digjitale.

Print Email

Lexoni me shume...“Çështja kryesore që dua të sjell në vëmendje të qeverisë, sot, lidhet me moshën digjitale të vendit. Në vitin 2005, Shqipëria kishte një prej treguesve më të ulët në botë të shkallës së zhvillimit të shoqërisë së informacionit. Treguesi i penetrimit të IT-së në shoqërinë shqiptare, pra, i përdorimit të internetit, ishte 4.8 përqind. Në 4 vite, u bënë përpjekje të mëdha, u finalizua me sukses të plotë projekti ‘interneti në çdo shkollë’. Sot, në Shqipëri, nuk ka fëmijë që ndjek shkollën, për të cilin interneti dhe kompjuteri të jenë mollë e ndaluar, për shkak të situatës ekonomike të familjes, apo vendbanimit të tij.

Lexoni me shume...

Shqiperia Digjitale, pjese nga programi i Qeverise 2009-2013.

Print Email

Lexoni me shume......Sistemi i telekomunikacioneve ka njohur një zhvillim të shpejtë e cilësor si rezultat i privatizimit dhe rregullimeve të tregut në sektorin e telefonisë dhe shërbimeve të tjera të lidhura me të. Edhe shkalla e penetrimit të Teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është trefishuar në pak vite.
Por synimi i Qeverisë së Integrimit Europian është arritja e shkallës më të lartë të zhvillimit të këtij sektori për të hyrë në epokën e shoqërisë të informacionit si një faktor i fuqishëm në mbështetje të një zhvillimi dhe modernizimi të vendit. “Shqiperia Digjitale” është vizioni i qeverisë. Në radhë të parë Qeveria ka investuar dhe do vazhdojë të investojë masivisht në përdorimin e teknologjisë së komunikimit dhe informimit në të gjithë institucionet e shtetit si dhe në sistemin arsimor.

Lexoni me shume...



Lidhje



Ministrja Milena Harito takohet në Paris me Ministren për...


Në kuadër të vizitës së saj në Francë, Ministrja për Inovacionin dhe Administratën...


Ministrja Harito takim me Ministren për Kompanitë e Vogla...

 Në vijim të vizitës së saj në Francë, Ministrja e Shtetit për Inovacionin Milena...


Harito:"Administrata e depolitizuar-një luftë e gjatë dhe...

Ministrja për Inovaconin dhe Administratën Publike, Milena Harito në një intervistë me...


Ministrja Harito takon homologun maqedonas

Dje znj Harito, Ministër shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike u takua në...




Keshilli i Ministrave







instat instat



© Të gjitha të drejtat të rezervuara, Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike 2013    Faqja nga Altin Sejdini per Abp