Strategjia Ndërsektoriale për Shoqërinë e Informacionit

Print Email

Lexoni me shume...Strategjia Ndërsektoriale për Shoqërinë e Informacionit 2008-2013, mbështetet në modelet dhe praktikat më të mira europiane, përsa i përket objektivave dhe zgjidhjeve të parashikuara, gjithnjë duke marrë në konsideratë karakteristikat specifike të shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare.

Qëllimi i kësaj strategjie është të rishikojë dhe të koordinojë detyrimet që lindin nga angazhimet e marra për krijimin e shoqërisë së informacionit me qëllim që të sigurohet përmbushja e përgjegjësive nga të gjithë aktorët në mënyrë të koordinuar.

Strategjia konsideron si faktor kyç të suksesit për formimin dhe zhvillimin e shoqërisë së informacionit rritjen e përdorimit të teknologjive të informacionit dhe shikon zhvillimin e infrastrukturës për teknologjinë e informacionit si çelësin e zbatimit të suksesshëm të saj.Dokumentat kryesore ku është mbështetur Strategjia Ndërsektoriale për Zhvillimin e shoqërisë së informacionit 2007-2013 janë:

-* Deklarata e përbashkët e nënshkruar nga vendet e Europës Juglindore në kuadrin e Paktit të Stabilitetit në Qershor 2002;

-* Axhenda për zhvillimin e shoqërise së informacionit nënshkruar në tetor 2002;

-* Memorandumi për bSEE (broadband South Eastern Europe);

-* Plani i veprimit dhe Deklarata e Samitit Botëror të Shoqërisë së Informacionit WSIS 2003;

-* e-Europa Action Plan dhe inicitivën i2010 të BE;

-* Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013 (SKZHI);

-* Axhenda e-SEE plus, e firmosur në tetor 2007;

Për më tepër informacion klikoni në lidhjen e mëposhtme:

shkarkoje të plotë "Strategjia Ndërsektoriale për Shoqërinë e Informacionit"



Lidhje



Ministrja Milena Harito takohet në Paris me Ministren për...


Në kuadër të vizitës së saj në Francë, Ministrja për Inovacionin dhe Administratën...


Ministrja Harito takim me Ministren për Kompanitë e Vogla...

 Në vijim të vizitës së saj në Francë, Ministrja e Shtetit për Inovacionin Milena...


Harito:"Administrata e depolitizuar-një luftë e gjatë dhe...

Ministrja për Inovaconin dhe Administratën Publike, Milena Harito në një intervistë me...


Ministrja Harito takon homologun maqedonas

Dje znj Harito, Ministër shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike u takua në...




Keshilli i Ministrave







instat instat



© Të gjitha të drejtat të rezervuara, Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike 2013    Faqja nga Altin Sejdini per Abp